ShBA-ja shënon mbi 1,100 të vdekur nga Covid-19 për një ditë

  • A.P /
  • 02 gusht 2020 - 10:37
ShBA-ja shënon mbi 1,100 të vdekur nga Covid-19 për një ditë

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 58,406 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 4.62 milionë persona, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,133 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 154,447.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 4.62 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

(Kosova Sot Online)