Vëllai dhe kunata i rrahin dy motra në Gllogoc

  • E.K /
  • 03 gusht 2020 - 10:59
Vëllai dhe kunata i rrahin dy motra në Gllogoc

Dy motra në Gllogoc kanë raportuar në Polici se janë sulmuar fizikisht nga vëllai dhe bashkëshortja e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe se të dyshuarit janë arrestuar.

“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vëllai dhe bashkëshortja e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)