Nga nesër fillojnë punën çerdhet

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 16:58
Nga nesër fillojnë punën çerdhet

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se çerdhet private në këtë komunë do të mund të fillojnë punën që nga nesër.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë me dije se çerdhet mund të fillojnë punën duke respektuar udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19.

(Kosova Sot Online)