Haxhiu thotë se IKSHKP ka kapacitete për t’i kryer 700 – 1000 teste

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 22:51
Haxhiu thotë se IKSHKP ka kapacitete për t’i kryer 700 – 1000 teste

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka thënë në Dukagjini se IKSHKP ka kapacitetet për t’i kryer nga 700 deri 1000 teste.

Sipas tij, kjo është bërë për shkak të investimeve që ka bërë ministria në kohën sa ka udhëhequr PDK, e pse nuk po shfrytëzohen këto kapacitete, sipas tij,  duhet pyetur ministria. Sido që të jetë kreu i IKSHKP ka reaguar ndaj debateve që e involvojnë këtë institucion.

Aktualisht IKSHKP publikon rezultatet e mbi 400 testeve në ditë. Kjo rritje vjen pas kritikave në adresë të Qeverisë Hoti për menaxhimin e pandemisë.

(Kosova Sot Online)