Ky është vendimi i Zemajt që “do t’i hapë rrugë abuzimit me çmimet e barnave”

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 18:52
Ky është vendimi i Zemajt që “do t’i hapë rrugë abuzimit me çmimet e barnave”

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka marrë vendim që të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave, të cilin e kishte nënshkruar ish-ministri Uran Ismaili. Ky i fundit e quan “vendim kriminal”, duke thënë se Zemaj “u bë partner i krimit të blerjes së barnave me çmime abuzive” e njëjtë ka reaguar edhe Oda e Farmacistëve.

Në maj të vitit 2019, ishte nënshkruar udhëzimi administrativ, sipas të cilit do të përcaktohej dhe rregullohet çmimi i produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat nga subjektet e licencuara, produkteve medicinale nga Lista e Barnave Esenciale, dhe produkteve medicinale nga Lista e Barnave të Rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Mirëpo këtë udhëzim, sot e ka shfuqizuar ministri Zemaj, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një arysetim.

Aty thuhet se vendimi i sotëm është marrë në mbështetje të ankesave të qarkulluesve me shumicë dhe pakicë të produkteve medicionale në Kosovë.

Tutje në arsyetim thuhet se “komisioni ka konstatuar  që dispozitat e këtij akti nënligjor kanë përcaktuar mënyra të ndryshme për metodologjinë e përcaktimit të çmimeve të produkteve dhe në mungesë të listave zyrtare janë të cilët janë përdorur nga Komisioni për përcaktimin  e çmimeve, Komisioni i ankesave e kishte të pamundur të shqyrtoj ligjshmërinë e vendimeve të datës 30/04/2020 të Komisionit për përcaktimin e çmimeve”.

(Kosova Sot Online)