Hoti ngushëllon popullin libanez: E përjetuam me dhimbje të thellë tragjedinë e djeshme

  • S.A /
  • 05 gusht 2020 - 12:22
Hoti ngushëllon popullin libanez: E përjetuam me dhimbje të thellë tragjedinë e djeshme

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për qeverinë dhe popullin e Libanit pas shpërthimit tragjik në Bejrut nga i cili pësuan shumë libanez.

Hoti ka thënë se si kudo në botë, edhe në Kosovë lajmi për një tragjedi të tillë është pritur me dhimbje të thellë, derisa shton se ngjarje të tilla duhet të shndërrohen në besim për të punuar për paqe mes vendesh e popujsh.

Reagimi i plotë:

Në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Libanit për shuarjen tragjike të jetës së dhjetëra qytetarëve libanezë, të cilët pësuan nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut.

Edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.

Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh!

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me popullin e Libanit në këto çaste pikëllimi!

Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!

Avdullah Hoti,

(Kosova Sot Online )