Zvicra bën rreth 8 mijë teste në ditë, i dalin më pak raste se Kosovës

  • 05 August 2020 - 15:54
Zvicra bën rreth 8 mijë teste në ditë, i dalin më pak raste se Kosovës

Zvicra ka regjistruar 181 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Autoriteti zviceran i Shëndetësisë (BAG) ka njoftuar se nga 7906 testime sa janë kryer 181 kanë rezultuar pozitive.

Është një rritje e numrit të rasteve për dallim nga 130 sa ishin të martën dhe 66 të hënën.

Nuk është raportuar për raste të reja të vdekjes. Në Zvicër që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1706 persona si pasojë e COVID-19. Ndërkohë janë regjistruar në total 35.927 raste.

Ndërkaq në Kosovë, vetëm gjatë 24-orëshit të fundit kanë rezoltuar pozitivë 218 persona nga 461 persona.

(Kosova Sot Online)