Situatë e rëndë në Spitalin e Pejës: 12 pacientë në gjendje kritike, 30 të tjerë me oksigjenoterapi

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 09:08
Situatë e rëndë në Spitalin e Pejës: 12 pacientë në gjendje kritike, 30 të tjerë me oksigjenoterapi

55 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

Nga ky numër i përgjithshëm, 30 prej tyre janë në oksigjenoterapi, teksa 12 janë në gjendje më të rëndë.

Sipas raportit 24-orësh të publikuar nga ky spital, 5 mjekë dhe 13 infermierë janë të infektuar nga COVID-19.

Ndërkaq, në këtë periudhë kohore në këtë spital kanë marrë trajtim 218 pacientë.

Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 5 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit . Aktualisht po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 30 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 13 Infermierë dhe 2 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Kanë qenë 7 lindje, 6 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit 187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,869 analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione.

(Kosova Sot Online)