S’ka kuorum, dështon rezoluta e VV’së dhe e PDK’së

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 11:18
S’ka kuorum, dështon rezoluta e VV’së dhe e PDK’së

Nuk janë miratuar propozim-rezolutat e VV-së dhe PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 për shkak të mungesës së kuorumit.

Për projekt-rezolutën e VV-së kanë marrë pjesë vetëm 25 deputetë në votim.

E për projekt-rezolutën e PDK-së morën pjesë vetëm 20 deputetë dhe edhe kjo nuk arriti të kaloi në mungesë të kuorumit.

Njësoj, nuk ka kaluar as projekt-rezoluta për gjendjen financiare në Telekom. Votuan vetëm 27 deputetë dhe për këtë arsye, u shty për një moment tjetër.

(Kosova Sot Online)