Rreth 100.000 fëmijë pa shtëpi pas shpërthimit në Bejrut

  • A.P /
  • 07 gusht 2020 - 23:35
Rreth 100.000 fëmijë pa shtëpi pas shpërthimit në Bejrut

Shpërthimi masiv në Bejrut shkatërroi shtëpitë e rreth 80 000 -100 000 fëmijëve, sipas një vlerësimi paraprak nga Fondacioni për Fëmijët i OKB-së (UNICEF).

“Më shumë se 120 shkolla në kryeqytetin e Libanit u dëmtuan dhe duhet të rregullohen shpejt përpara fillimit të vitit të ri shkollor”, tha zëdhënëja e UNICEF, Marixie Mercado, në një konferencë për shtyp të OKB-së në Gjenevë.

“Nevojat humanitare janë të menjëhershme dhe ato janë të mëdha”, shtoi ajo.

Zëdhënësja e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Elizabeth Byrs paralajmëroi se shpërthimi në portin e Bejrutit mund të kufizojë më tej furnizimet ushqimore dhe të rrisë çmimet e shitjes me pakicë në vendin që tashmë vuan nga një krizë ekonomike, si edhe nga COVID-19.

(Kosova Sot Online)