Atak kardiak sapo doli nga deti, humb jetën një person

  • A.P /
  • 08 August 2020 - 11:46
Atak kardiak sapo doli nga deti, humb jetën një person

Paraditen e sotme një person ka humbur jetën teksa pushonte pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit.

Sipas policisë shtetasi SH.Xh., 64 vjeç ka humbur jetën pasi ka dalë nga deti për shkak të një infarkti kardiak që ka pësuar.

Autoambulanca ka marrë trupin e pajetë dhe vetëm pas kësaj është lejuar hyrja e pushuesve ditorë në ambjentent e konvaleshencës së Ministrisë së Brendshme.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dale nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)