Nga nesër përmirësohet moti në Kosovë

  • A.P /
  • 08 August 2020 - 16:49
Nga nesër përmirësohet moti në Kosovë

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

(Kosova Sot Online)