Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 09:59
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për sot në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, ku në disa vende do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidometeorologjik i Kosovës, ku njoftuan se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

“Moti sot, 09.08.2020. Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)