Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 16:51
Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm

Mbi vendin tonë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu. Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, andaj këshillat e IKSHP-së janë në fuqi.

Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

(Kosova Sot Online)