Hoti: Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 12:18
Hoti: Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka premtuar mbështetjen e Qeverisë për Telekomin e Kosovës. Hoti ka njoftuar se sot ka zhvilluar takim virtual me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi,dhe anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët ka biseduar për gjendjen në këtë ndërmarrje. Ai ka bërë me dije se shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbje, që është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit.

“Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit”, ka shkruar Hoti

(Kosova Sot Online )