Liban: Qeveria do të japë dorëheqje pas shpërthimit në Bejrut

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 19:09
Liban: Qeveria do të japë dorëheqje pas shpërthimit në Bejrut

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka bërë të ditur se do të japë dorëheqje pas shpërthimit vdekjeprurës që ndodhi në kryeqytetin libanez, Bejrut. Një numër i ministrave vetëm se kanë dhënë dorëheqje pasi protestat anti-Qeveri kanë kapluar vendin.

Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan u tha gazetarëve në fund të një takimi të kabinetit të hënën se Kryeministri Hassan Diab do të shkonte në pallatin presidencial për të “dorëzuar dorëheqjen në emër të të gjithë ministrave.” ‘

“E gjithë qeveria dha dorëheqjen,” tha Hassan.

Kryeministri do të njoftonte zyrtarisht dorëheqjen e qeverisë së tij, shtoi ai.

Qeveria libaneze të hënën mbajti një takim të kabinetit në mes të presionit në rritje pas shpërthimit shkatërrues që vrau më shumë se 150 njerëz në Bejrut në fillim të kësaj jave.

(Kosova Sot Online)