Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 10 gusht 2020 - 21:08
Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Ditëve në vijim parashihet të mbajë mot më i nxehtë, të martën kryesisht me diell, e ditën e mërkurë afrimi i një fronti të ftohtë në lindje të rajonit, do të shtoj vranësirat, të cilat pasdite do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima, shkruan Prishtina Weather.

Në ditët e fundjavës sërish pritet destabilizim i motit, me kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Indeksi i rrezeve UV në vlera shumë të larta.

11.08.2020 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 31C, e në vise malore 13 deri 24C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-verilindja 2-4m/s. Indeksi UV: 8.

12.08.2020 – Nxehtë dhe pjesërisht vranët. Orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shpërndara me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 29C, e në vise malore 13C deri 22C. Erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 8.

(Kosova Sot Online)