Sekretari i OVL UÇK’së: Ambasadat vazhdimisht i kanë kundërshtuar të gjitha ligjet për UÇK’në

  • A.P /
  • 10 gusht 2020 - 21:52
Sekretari i OVL UÇK’së: Ambasadat vazhdimisht i kanë kundërshtuar të gjitha ligjet për UÇK’në

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se UÇK-ja ka bërë shtetin dhe sipas tij shteti ka obligim t’i mbrojë ish-ushtarët e UÇK-së.

Klinaku ka thënë se çdo shtet ka ligjet për mbrojtjen e vlerave të luftërave të tyre.

 

 

Ai ka thënë se Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk i pengon dëshmitarët pasi sipas tij Gjykata Speciale është e formuar nga Kosova.

“Ambasadori amerikan duhet ta dijë se edhe Amerika ka ligj për veteranët e luftës. Ambasadori tha se ligji është edhe i kushtueshëm. Kjo nuk është e vërtet. Pos muzeut të luftës asnjë shpenzim tjetër me këtë ligj nuk do të bëhet”, tha ai

Klinaku thotë se kanë hasur shumë vështirësi për të gjitha ligjet që janë miratuar në favor të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Unë jam sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së nga viti 2000. Ambasadat të gjitha ligjet për UÇK-në i kanë kundërshtuar”, tha ndër të tjera Faton Klinaku.

(Kosova Sot Online)