13 të vdekur nga koronavirusi që nga dje
13 persona kanë vdekur nga koronavirusi që nga dje.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate drejtuar mediave.
Me këto raste të vdekjeve, numri i personave që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 354.
“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Institutit.
(Kosova Sot Online)