Tahiri e përsërit: Hoti në Bruksel ra në mina

  • A.P /
  • 11 gusht 2020 - 22:28
Tahiri e përsërit: Hoti në Bruksel ra në mina

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka deklaruar se ndarja e Kosovës ka qenë projekt i Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se çështja e ndarjes ka përfunduar kryesisht, por ka përsëritur deklaratën e tij se në takimin në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rënë në mina.

“Ndarja ka qenë projekt i Aleksandar Vuçiqit dhe Akademisë së Shkencave të Serbisë. Diskursi politik i BE-së në raport me Serbinë për ndarjen e Kosovës ka qenë pak a shumë i mbështetur. Përveç kancelares gjermane Angela Merkel, askush nuk ka dalë kundër”, është shprehur Tahiri.

Ai ka folur edhe rreth takimit të kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Tahiri tha se Hoti në samitin e Brukselit ka rënë në ‘mina’, pasi ishte vendosur në pozitë të pafavorshme, pasi zyrtarët e BE-së e kanë lënë që të presë në korridor.

(Kosova Sot Online)