Stuhi e fortë me erë e shi në Gjilan, dëme të mëdha në fshatin Llashticë

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 16:35
Stuhi e fortë me erë e shi në Gjilan, dëme të mëdha në fshatin Llashticë

Fshati Llashticë i Gjilanit sot në mesditë është përfshirë nga një stuhi e fortë ere dhe shiu,  ku si pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Siç njofton Komuna, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe se po ndihmojnë banorët për të larguar ujit nga bodrumet e shtëpive.

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, ka njoftuar se stuhia e fortë ka dëmtuar një kulm të një lokali, një dritare të ambulantës, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, derisa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

(Kosova Sot Online)