Mustafa: Komandanti i KFOR’it të jetë më i kujdesshëm

  • A.P /
  • 12 gusht 2020 - 21:20
Mustafa: Komandanti i KFOR’it të jetë më i kujdesshëm

Komandanti i KFOR-it duhet të jetë më i kujdesshëm, t’i informojë në kohë organet kosovare për patrullimet e llojit të Karaçevës, pasi ato janë provokime. Kështu ka vlerësuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musrtafa.

Kreu i LDK’së theksoi se Qeveria dhe ministritë përkatëse duhet të bisedeojnë me KFOR-in, që një gjë e tillë të mos përsëritet.

“Vetë pamja e tyre, vetë ecja e tyre, në qoftë se kanë hyrë një metër, dy metra, tri metra, kanë hyrë në territor, është provokim, ose, në të vërtetë, i bie provokim, edhe nëse i bie që mund të jetë e organizuar të patrollohet së bashku me KFOR-in e KFOR-i s’është gjë tjetër, por është NATO-ja”, ka thënë Mustafa , duke folur për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)