Nënkryetari i AAK’së: Koalicioni ka nevojë të zgjerohet me partnerë të tjerë

  • A.P /
  • 12 gusht 2020 - 21:45
Nënkryetari i AAK’së: Koalicioni ka nevojë të zgjerohet me partnerë të tjerë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se mandati i presidentit skadon në shkurt të vitit të ardhshëm dhe kjo temë nuk është herët të hapet.

Nitaj ka thënë se në Kosovë kanë ndodhur disa zhvillime që kërkojnë një reflektim edhe nga koalicioni qeveritar.

“Situata me pandeminë dhe dialogun e ka shtruar nevojën që koalicioni qeveritar të zgjerohet edhe me partnerë tjerë. Është pothuajse e pamundur që një marrëveshje eventuale të miratohet në Kuvend me 2/3 pa zgjerim të koalicionit qeveritar”, tha ai

Nënkryetari i AAK-së thotë se sot Haradinaj ka marrë mandat për çfarëdo negociata për riformatizimin e qeverisë dhe për negociatat për presidentin

“Një kërkesë e një numri të madh të anëtarëve të Këshillit Drejtues që kandidatë i AAK-së për president të jetë zoti Haradinaj”.

Nitaj thotë se kjo kandidaturë nuk e prek pozitën e Presidentit aktual deri në fund të mandatit në shkurt, përcjell Telegrafi.

“Gjërat duhet t’i themi hapur. Koalicioni i ka vetëm 61 vota dhe mandati i Presidentit skadon me 8 mars. Qeveria do të përballet me çështjen e presidentit dhe nëse partitë nuk gjejnë zgjidhje për presidentin, vendi detyrimisht do të shkon në zgjedhje”, tha ndër të tjera Muharrem Nitaj.

(Kosova Sot Online)