Arrestohet një kosovar në Durrës, tentoi ta kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara

  • E.K /
  • 15 August 2020 - 11:16
Arrestohet një kosovar në Durrës, tentoi ta kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara

Polica e Shqipërisë ka arrestuar kosovarin me iniciale A.K., 37 vjeç, pasi kishte tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Durrës. Me rastin e të dyshuarit po merret Prokuroria e Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar  A.K., 37 vjeç, pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumente të dyshuara si të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)