Aksident trafiku në Prishtinë, vetura e godet këmbësoren në zebra

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 17:47
Aksident trafiku në Prishtinë, vetura e godet këmbësoren në zebra

Një këmbësore është goditur nga një veturë te ‘Rrethi i Flamurit’ në Prishtinë në orën 17:00.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ndërkaq mjekja në Emergjencën e QKUK-së, Dafina Basholli, ka thënë se e lënduara pas trajtimit është lëshuar.

“Ajo ka pasur lëndime të lehta. Pas trajtimit e kemi lëshuar”, ka thënë Basholli.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore janë duke u marrë me rastin


(Kosova Sot Online)