Mali i Zi po ndërton qendër malore në afërsi të kufirit me Kosovën, aty sot ishte Gjukanoviq

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 16:01
Mali i Zi po ndërton qendër malore në afërsi të kufirit me Kosovën, aty sot ishte Gjukanoviq

Para përvjetorit të pestë të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, presidenti malazez Milo Gjukanoviq ka vizituar qendrën malore në Shtedime të Hajles.

Ai ka deklaruar se kjo zonë është një simbol i zhvillimit të ardhshëm ekonomik të Rozhajës.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga zyra e tij, Gjukanoviq ka thënë se  perspektiva e Shtedimes është e dukshme dhe se ai pa vepra intensive që do të çojnë në përfundimin e këtij projekti në të ardhmen e afërt dhe në krijimin e një numri të konsiderueshëm të vendeve të punës, raporton agjencia e lajmeve Mina.

Sipas Gjukanoviqit, Rozhaja gjithmonë është njohur si një qendër e rëndësishme industriale dhe tregtare në Mal të Zi.

Ai tha se për momentin, shteti, përmes Administratës së Punëve Publike, ka nënshkruar rreth 22 milionë euro në kontrata për zbatimin e projekteve vetëm në këtë komunë.

(Kosova Sot Online)