
Lexoni edhe:
4 të vdekur, 157 raste të reja dhe 154 të shëruar për 24 orë nga COVID-19
Katër persona janë arrestuar në Pejë të mërkurën nën dyshimin se kishin kultivuar kanabis.
Sipas një njoftimit nga Policia e Kosovës, hetimet për rastin kishin nisur qe më shumë se dy muaj. Përmes operacionit policor të koduar me emrin “Mali” janë gjetur dhe konfiskuar 216 bimë të llojit kanabis sativa, të madhësisë 2.5 deri 3 metra, sipas njoftimit të Policisë. Po ashtu bëhet e ditur se pas marrjes së mostrave, këto bimë janë djegur në vendngjarje nga forcat e rendit.
4 të vdekur, 157 raste të reja dhe 154 të shëruar për 24 orë nga COVID-19Lexoni edhe:
Të arrestuarit janë:
B.H. viti i lindjen 1976, mashkull, kosovar,
E.K. viti i lindjen 1993, mashkull, kosovar,
I.Sh. viti i lindjen 1982, mashkull, kosovar dhe
M.K. viti i lindjen 1968, mashkull, kosovar.
Po ashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë e katër personave të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar provat tjera si në vijim:
-një telefon Samsung A 507FN –
-një telefon Nokia
-një revole TT me 7 fishek cal.7.62.35 mm,
-një USB-i ,
-dy tabela të veturës të ndryshme,
-një revole e llojit Zoraki dhe pesë fishek kalibrit 7×65 mm,
-një pushkë njëzetëshe me pesë fishek cal. 7×62.39,
-një telefon i vogël nokia ngjyre e zezë.
Ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
(Kosova Sot Online)