Lajm i mirë: Bie numri i pacientëve dhe vdekjeve nga Covid-19

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 20:57
Lajm i mirë: Bie numri i pacientëve dhe vdekjeve nga Covid-19

Numri i pacientëve që kishin nevojë për trajtim në klinikat e QKUK-së, ka rënë.

Sipas drejtorëve të disa klinikave që ofronin mjekim për të prekurit me COVID-19, po thonë se është qetësuar pak sa gjendja.

Madje sipas tyre edhe viktima po regjistrohen më pak.

Në Klinikën infektive po trajtohen 75 pacientë me Covid 19, ndërkaq në atë të Pumologjisë 83 pacientë.

Qysh nga fillimi i Pandemisë, Klinika Infektive po trajton një numër të madh të pacientëve me Covid 19.

Për shkak të fluksit të madh të të prekurve, kjo Klinikë u detyrua shpesh ti kthej pacientët.

Kjo pasi aty ishte e vështirë ti sigurohej një vend për trajtim.

Por një situatë krejt ndryshe është këto ditë në këtë Klinikë.

Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Avazaj Berisha, thotë se numri i pacientëve të hospitalizuar ka filluar të bie dukshëm.

Pavarësisht se numri i pacientëve është zvogëluar, në këtë Klinikë nuk ka ndryshuar orari i punës.

Drejtoresha thotë se infermierët e stafi shëndetësor po vazhdojnë të punojnë me kapacitete të njëjta.

E një situatë e tillë po del të jetë edhe në Klinikën e Pulmologjisë.
Edhe këtu ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve, madje edhe numri i vdekjeve.

Drejtoresha e kësaj Klinikë, Rukije Mehmeti  tha se që nga e Hëna, asnjë rast  nuk ka përfunduar me fatalitet.

Mehmeti shpreson, se me uljen e rasteve stafi shëndetësor, do të  ketë pak hapësirë për të pushuar.

Pavarësisht zvogëlimit të numrit të pacientëve në Klinikën infektive, dhe atë të Pulmologjisë, aty ende ka pacientë të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv.

(Kosova Sot Online)