Lexoni edhe:
Nëna i la mes rrugës pasi babai i ndërroi jetë, dy jetimët shqiptar ta prekin zemrën
As këtë vit, institucionet e vendit nuk kanë bërë asgjë për angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Por, atë që nuk po e ofrojnë inistutcionet po e kryjnë vetë vullnetarët.
Disa vullnetarë po shërbejnë si asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë.
Rikthimin në shkollë do ta kenë sfidues edhe njëherë tjetër.
Nëna i la mes rrugës pasi babai i ndërroi jetë, dy jetimët shqiptar ta prekin zemrën Lexoni edhe:
Për nxënësit me nevoja të veçanta as këtë vit nuk janë angazhuar asistentë të cilët do t’ua lehtësonin mësimnxënien.
Këtë pozitë që nuk po e ofrojnë institucionet, po e plotësojnë vullnetarët.
Drenusha Abazi për gjashtë muaj radhazi kishte shërbyer vullnetarisht si asistente për fëmijët me nevoja të vecanta në kryeqytet.
Bazuar në përvojën e kësaj periudhe, Abazi thotë që prezenca e asistentëve është e domosdoshme.
Edhe këtë vit shkollor ka nisur iniciativa për angazhimin e vullnetarëve.
Deri tani janë lajmëruar rreth njëzet vullnetarë për të punuar si asistentë për fëmijët me nevoja të vecanta.
Se a kanë mundësi për të angazhuar asistentë, nuk janë përgjigjur për dy ditë radhazi nga Ministria e Arsimit.
Por në komunën e Fushë Kosovës ku ka mungesë të theksuar të asistentëve, i thanë televizionit se nuk kanë norma e as mjete që t’i punësojnë të njëjtit.
(Kosova Sot Online)