Kishin 53 vite të martuar, çifti ndërron jetë nga Covid-19 shtrënguar me njeri-tjetrin

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 13:12
Kishin 53 vite të martuar, çifti ndërron jetë nga Covid-19 shtrënguar me njeri-tjetrin

Një çift që ishin të martuar pre 53 vitesh, ndërroi jetë nga koronavirusi vetëm pak çaste larg, duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit ndërsa vdiqën.

Curtis dhe Betty Tarpley, të njohur gjatë shkollës së mesme në Fort Worth, u diagnostikuan të dy me Covid-19 në fillim të muajit. Ata ishin 80 dhe 79-vjeç.

Çifti ka kaluar momentet e tyre të fundit së bashku në Spitalin Texas Health Harris Methodist në Fort Worth, me ndihmën e një asistenti mjekësor.

Betty u administrua për herë të parë në spitalin Fort Worth dhe shumë shpejt u ndoq nga burri i saj.

Djali u shpreh:

Nëna ime më thirri dhe më tha: Hej, unë vetëm dua të të njoftoj, unë jam gati të shkoj …
Unë bërtita dhe mendova se ndoshta nëse flisja me të, do të mund ta frymëzoja që të gjente forcat e fundit për të jetuar.

Tim Tarpley atëherë thirri babanë e tij, i cili ishte në një kat të veçantë nga gruaja e tij.

Dhe pastaj ata vetëm bashkuan duart e tyre pranë njëri-tjetrit, dhe ndërruan jetë.

(Kosova Sot Online)