
Publikuan video duke gjuajtur me armë zjarri, arrestohen tre persona në Dragash
Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar në Dragash, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri
Rasti ka ndodhur mesditën e 20 gushtit në fshatin Restelicë të Dragashit, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar më 29 gusht.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri dhe kanë shpërndarë videot nga ky rast.
“Janë arrestuar tre meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë shpërndarë video duke shtënë me armë”, njofton policia.
Po ashtu, në raportin e policisë është bërë e ditur se janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, ku edhe janë konfiskuar armë e fishekë.
“Janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë model Smith Ëesson me pesëdhjetë e tre fishekë (53) dhe një model Gircan si dhe 22 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokuroritë dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)