Huqja e laboratorit të Devollëve: I thanë se është pozitiv me COVID, del negativ një ditë më pas në Austri

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 17:46
Huqja e laboratorit të Devollëve: I thanë se është pozitiv me COVID, del negativ një ditë më pas në Austri

Pavarësisht se qytetarët paguajnë shuma të mëdha parash dhe iu duhet të presin në radhë për t’u testuar për COVID-19 në laboratorin “Medical Laboratory Services”, ata në fund nuk marrin analiza të sakta.

Laboratori i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, duket se ka probleme serioze me saktësinë e kryerjes së testit PCR për detektimin e COVID-19.

Një personi të cilit i ishte marrë mostra më 26, me datën 27 gusht 2020 kishte rezultuar pozitiv me  COVID-19 sipas rezultateve të laboratorit ‘Medical Laboratory Services’.

“Ne mostrën e pranuar ka prezence te sekuencave specifike te Corona Cov-2 (JANE DETEKTUAR)”, thuhet në dokumentacionin e lëshuar nga laboratori MLS.

Por një ditë më pas, më 28 gusht 2020,  pasi kishte udhëtuar drejt Austrisë, në analizat e kryera nga institucionet shëndetësore austriake ka rezultuar negativ.

 “Negativ, nuk është detektuar SARS COV 2”, është përfundimi i analizës në laboratorin austriak.

“Medical Laboartory Services”, aktualisht ka monopol në kryerjen e analizave PCR për COVID-19, duke qenë se shteti i ka hequr licencën që i kishte thënë para pak kohësh UBT’së.

Për kryerjen e një testi Rapid PCR në laboratorin MLS duhet paguar 200 euro.

Pas debatit të madh në rrjete sociale , MLS kur është munduar të arsyetojë këtë çmim të lartë, kanë thënë se është i tillë meqë analizat merren brenda 45 minutave.

Por menjëherë është demantuar nga një qytetar i cili e ka faktuar së pavarësisht që kishte paguar 200 euro i është dashur të pres më shumë se dy orë për analiza.

Derisa çmimi për kryerjen e një testi PCR jo rapid, sipas MLS’së, kushton 65 euro.

Image
Image

(Kosova Sot Online)