21-vjeçarja shqiptare ndërron jetë nga Covid-19 brenda 4 ditëve

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 16:22
21-vjeçarja shqiptare ndërron jetë nga Covid-19 brenda 4 ditëve

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me 21-vjeçaren, viktimën më të re shënuar në Shqipëri nga Covid-19.

Mësohet se e reja ishte paraqitur për herë të parë para katër ditësh në spital, pasi ankohej se kishte një dhimbje koke të vazhdueshme.

Pas tamponit të kryer, 21-vjeçarja ka rezuktuar pozitive me Covid-19 dhe është futur në intubim, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Vd ekja e të resë u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e sotme. Sipas deklaratës, gjendja e të resë u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe vuante nga sindromi metabolik.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe tre viktima të tjera. 85 persona të tjerë janë konfirmuar më Covid-19. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.


(Kosova Sot Online)