
Kryetari i Vushtrrisë njofton pas 16 ditësh se është shëruar nga Covid 19
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.
Tahiri përmes Facebook’ut ka thënë se ka marrë konfirmimin nga IKSHPK se është shëruar plotësisht nga Covid-19.
“Sot kam marrë konfirmimin nga IKSHPK se jam shëruar nga Covid 19.
Falënderoj familjen time, në veçanti bashkëshorten Igballen që ishte afër meje dhe që u kujdesën për mua. Falënderoj po ashtu stafin e QKMF Vushtrri, Dr. Kadri Haradinaj, infermierin Esat Uka, si dhe mjekët e QKUK, Dr. Adnan Klinaku, Dr.Izet Sadiku dhe Dr. Valbon Krasniqi që janë kujdesur për shëndetin tim”, ka shkruar Tahiri.
Ai kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 më 17 gusht pas testimit të bërë në IKSHPK.
Tahiri ka njoftuar poashtu se nga nesër do t’i kthehet punës në komunë.
“Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)