Tentim grabitja me armë në dyqan në Prishtinë, deklarohet Policia

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 22:53
Tentim grabitja me armë në dyqan në Prishtinë, deklarohet Policia

Policia ka konfirmuar tentim grabitjen që ka ndodhur sonte në një supermarket në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për media se nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.

“Më, 01.09.2020 rreth orës 20:53 ka ndodhur një tentim grabitje në një market në rrugën “Ismet Krasniqi”, ka thënë Krasniqi.

Sipas një video të postuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” të postuar në faqen e tyre në Facebook, personi shihet i maskuar dhe me revole në dorë.

(Kosova Sot Online)