IKSHPK shtrembëron studimin e Oksfordit

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 23:00
IKSHPK shtrembëron studimin e Oksfordit

Sipas studiuesve Kosova prin me masat e rrepta, por nuk flet për zbatueshmërinë e tyre.

Më shumë se 100 studentë dhe staf i Universitetit të Oksfordit, nga shumë vende të botës u mblodhën për të kryer një hulumtim.

Studimi me titullin “Gjurmimi i reagimit të qeverive ndaj Koronavirusit” u realizua në gusht të këtij viti.

Sipas të njëjtit, Kosova prin sa i përket ashpërsisë së masave anti–Covid.

Në fund të këtij publikimi, hulumtuesit të japin edhe një mesazh.

Autorët specifikojnë se këto indekse janë vetëm statistika të rreptësisë së politikave, por që nuk nënkuptojnë efektivitetin e reagimit të tyre në shtetet përkatëse.

Por, një vlerësim për efektivitetin e këtyre masave u kujdes që ta bëjë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Në një përkthim apo interpretim të kryer për të njëjtin studim nga ana e këtij institucioni, Kosova vlerësohet si më e suksesshmja në zbatimin e masave anti Covid.

Një ekip nga Universiteti i Oksfordit, ka mbledhur të dhëna për politikat që qeveritë e 180 vendeve kanë ndërmarrë në mënyrë që t’i qasen pandemisë.

Një interpretim të tillë, përfaqësues të opozitës në Kosovë e konsiderojnë se këto raste tregojnë tentimin për të mbuluar dështimin e institucioneve.

Fitim Haziri, anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, pohon se kështu ISHKPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë po mundohen të arsyetojnë situatën jo të mirë në vend si pasojë e pandemisë.

Sipas një raporti të një universiteti tjetër, Kosova renditej e para në listën e vendeve me më së shumti vdekje për një milion banor.

Këtë raport e konteston kreu i IKSHPK-së Naser Ramadani.

Në Kosovë janë shfaqur pakënaqësi për këto masa nga kategori të caktuara.

(Kosova Sot Online)