
Lexoni edhe:
VV i kërkon Hotit të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit
Deri më 14 shtator, do të përfundojnë përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që viti i ri shkollor të nis pa vonesa të reja, zotohet Ministria e Arsimit. Mësimi, sipas planeve të prezantuara, do të bëhet me faza të caktuara për të gjitha nivelet e arsimit para universitar.
Përgjithësisht shkollat janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Kështu tha Ministria e Arsimit ndërmjet një përgjigje me shkrim.
Po ashtu, nga kjo ministri u tha se mësimi do të fillojë në të gjitha nivelet e arsimit para universitarë.
VV i kërkon Hotit të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e UashingtonitLexoni edhe:
“Është vlerësuar se përgjithësisht shkollat janë të përgatitura përjashtimisht disa shkollave që kanë pasur nevoja plotësuese për fillimin e mësimit, të cilat janë evidentuar dhe punuar me to në përmirësim të kushteve. Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor do të bëhet në faza për të gjitha nivelet e arsimit para universitar, në bashkëpunim të plotë me MSH dhe IKSHPK-në, DKA-të.
Se shkollat dhe mësimdhënësit janë gati për procesin e ri mësimor e tha edhe Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari.
“Ne si SBASHK themi se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e vitit shkollor duke marrë informacione se janë bërë përgatitje edhe për ata edhe për fëmijët se do të mbrohen nga virusi COVID-19”, ka deklaruar Rrahman Jasharaj.
Ministria e Arsimit po ashtu tha se sa i përket testimit të mësimdhënësve nëse mund të jenë të prekur nga Covid-19, janë bërë të gjitha përgatitjet, dhe që janë në pritje të konfirmimit të listave të mësimdhënësve që do të testohen nga DKA’të për të proceduar më tutje për testim.
(Kosova Sot Online)