Lexoni edhe:
MASHT dhe SBASHK’u konfirmojnë se shkollat hapen më 14 shtator
Edhe pse muajt e fundit ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave për mënyrën sesi e përballoi pandeminë e koronavirusit, OBSH lëshon një tjetër deklaratë të kritikueshme, që të paktën nuk shkon me momentin që po përballet bota për shkak të Sars-Covid-2.
Gjatë një deklarate për shtyp nga Gjeneva, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që do të godasë botën dhe për këtë arsye iu bëri thirrje qeverive që të shtojnë investimet në shëndetit publik.
MASHT dhe SBASHK’u konfirmojnë se shkollat hapen më 14 shtatorLexoni edhe:
“Shëndeti publik është themeli i stabilitetit social, ekonomik dhe politik. Pa një sistem shëndetësor të shëndoshë vendet nuk mund t’i përgjigjen si duhet pandemive”, u shpreh Ghebreyesus.
“Historia ka tregua se pandemitë janë pjesë e jetës. Por kur të vijë e radhës, bota duhet të jetë gati më shumë se kësaj here”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online)