Besnik Bislimi thotë se publikimi i listave me emra që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit po bëhet për një qëllim

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 15:15
Besnik Bislimi thotë se publikimi i listave me emra që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit po bëhet për një qëllim

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, nuk pranon të flasë “në emër të Vjosa Osmanit”. Thotë se raportimet për listën që i bashkohet asaj po bëhet me qëllim.

Bislimi thotë se nuk e di nëse kryeparlamentarja Vjosa Osmani do t’i bashkohet LVV’së së Albin Kurtit.

Sipas tij, raportimet për lista të njerëzve që i bashkohen asaj po bëhen me qëllim që ta devalëvojnë vendimin e saj për të ardhmen e saj politike.

“Janë duke ia bërë shumë vështirë Vjosës me raportimeqë po bëhen për personat që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit. Mendoj që Qëllimi i këtyre raportimeve është që të detyrës sa më shumë persona të dalin ta mohojnë aderimin, në mënyrë që vetë vendimi i znj. Osmani të devalvohet përmes këtyre ‘spin off’-ave të njerëzve të tjerë. Nuk mendoj që duhet t’i bashkohemi kësaj valleje”, ka thënë Bislimi në një konferencë për media, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, dje syri.net, medium në Shqipëri, ka publikuar një listë të emrave të figurave publike në Kosovë, që thuhet se do t’i bashkohen Osmanit.

Në mesin e këtyre emrave ishin Lumir Abdixhiku, Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, e disa deputetë të LDK’së. Të gjithë ata mohuan se do t’i bashkohen Osmanit. 

(Kosova Sot Online)