IKSHPK: Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 14:31
IKSHPK: Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës

Instituti Kombëtar ka uruar  të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, duke rekomanduar zbatimin e rregullave te reja në shkollë për ruajtjen e shëndetit.

IKSHPK thotë se është në mbikëqyrje të vazhduar të situatës epidemiologjike e në veçanti prioritet e ka shëndetin e fëmijëve.

“Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin në kohë reale. Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes te fëmijët do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë. Shëndet të gjithëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)