Burri nga Gjilani përfundon në pranga, e shkeli urdhrin e Gjykatës duke iu afruar bashkëshortes dhe djalit

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 14:15
Burri nga Gjilani përfundon në pranga, e shkeli urdhrin e Gjykatës duke iu afruar bashkëshortes dhe djalit

Në Gjilan është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka shkelur vendimin e Gjykatës që ia kishte ndaluar që t’i afrohej bashkëshortes.

“Me 14 shtator 2020 rreth orës 12:10 , nga ana e Policisë së Kosovës në fshatin Ponesh komuna Gjilan është arrestuar i dyshuari M/S/K pasi që i njëjti duke qenë i vetëdijshëm se e ka të ndaluar me vendim të Gjykatës që ti ofrohet bashkëshortes së tij nuk e ka përfill këtë urdhër”, thuhet në njoftim të policisë.
Sipas njoftimit, ai kishte shkuar te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke kërkuar nga ajo që të takohet me te për të biseduar dhe njëkohësisht ka kërkuar që ta takoj fëmijën-djalin e tij.

Prezenca e të dyshuarit e ka shqetësuar tej mase viktimën e cila ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes ku pas intervistimit me vendim të Prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Me 14 shtator 2020 rreth orës 12:10 , nga ana e Policisë së Kosovës në fshatin Ponesh komuna Gjilan është arrestuar i dyshuari M/S/K pasi që i njëjti duke qenë i vetëdijshëm se e ka të ndaluar me vendim të Gjykatës që ti ofrohet bashkëshortes së tij nuk e ka përfill këtë urdhër.

Ai ka shkuar tek shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke kërkuar nga ajo që të takohet me te për të biseduar dhe njëkohësisht ka kërkuar që ta takoj fëmijën-djalin e tij. Prezenca e të dyshuarit e ka shqetësuar tej mase viktimën e cila ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes ku pas intervistimit me vendim të Prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në Gjykatë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)