Lexoni edhe:
Babë e bir dënohen me 26 vjet burg për vrasjen e para 10 viteve në Podujevë
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili përfaqëson palen serbe në nivelin e ekspertëve në dialogun Kosovë-Serbi i ka reaguar të dërguarit të BE’së për dialogun Mirsolav Lajçak në lidhje me temat që do të diskutohen nesër në Bruksel.
Babë e bir dënohen me 26 vjet burg për vrasjen e para 10 viteve në PodujevëLexoni edhe:
Gjuriq i ka replikuar në Twitter diplomatit sllovak, duke thënë se për palën serbe nesër do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi Lajçak ka shkruar se nesër do të bisedohet për pretendimet përbashkëta financiare mes dy shteteve.
“Faleminderit për mikpritjen. Tema e parë në agjendë nesër do të jetë Asociacioni I komunave me shumicë serbe. Të paktën për palën serbe. Për këtë që është dakorduar nën ndërmjetësimin e BE’së para shtatë viteve e gjysmë. Çështjet e pronave mund të jenë në agjendë nësër gjithashtu. Ne kemi shumë për të thënë lidhur me këtë. (pronat private, shtetërore dhe të kishës)”, ka shkruar Gjuriq.
(Kosova Sot Online)