Sulmohet një mjek në Ferizaj

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 09:44
Sulmohet një mjek në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mjek, derisa ishte në vendin e tij të punës, është sulmuar nga një person i dyshuar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur pasditën e djeshme rreth orës 17:50.

Për shkak të lëndimeve të marra, mjeku bëhet e ditur se ka pranuar tretman mjekësor.

(Kosova Sot Online)