Abazi: MPB-ja dhe AKI-ja e kanë informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specializuara

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 18:08
Abazi: MPB-ja dhe AKI-ja e kanë informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specializuara

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specializuara.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se MPB -ja dhe AKI-ja kanë informacione se nga kanë ardhur  dosjet e dhomave të specializuara.

“Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës. MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve”, ka shkruar Abazi.

Ai ka thënë se MPB dhe AKI e kanë në dispozicion informatën se nga kanë ardhur dosjet, por nuk guxojnë të veprojnë.

“MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specializuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle. me mendu keq e mbrapsht janë të parët”, ka shkruar Abazi në Facebook.

(Kosova Sot Online)