Prej vitit të ardhshëm do të lirohet çmimi i polisave të sigurimit të automjeteve

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 19:03
Prej vitit të ardhshëm do të lirohet çmimi i polisave të sigurimit të automjeteve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se prej vitit të ardhshëm do të lirohet cmimi i polisave të sigurimit të automjeteve si dhe do të liberalizohet tregu i sigurimeve.

“Lajme te mira nga BQK dhe Autoriteti i Konkurrences”, thotë Hoti.

“vitin e ardhshem lirohet cmimi i polisave te sigurimit te automjeteve, duke ulur keshtu barren financiare per familje, dhe liberalizohet tregu i sigurimeve, qe nenkupton zhvillim te produkteve te reja dhe me te lira te sigurimeve”, shton ai.

“Qeveria e Kosoves do te jete partenere me BQK-ne ne te gjitha politikat financiare qe promovojme zhvillim dhe konkurrence te drejte”, shton tutje Hoti. 

(Kosova Sot Online)