
Lexoni edhe:
Konfirmohet: Hysni Gucati u arrestua dhe po dërgohet në Hagë
Veterani i UÇK’së, Muhamet Kuka i cili ka qenë pjesëmarrës i luftës së fundit në kuadër të Batalionit “Atlantiku”, është shfaqur para zyrave të OVL-UÇK’së me flamurin e UÇK’së për të protestuar për bastisjen e policisë së EULEX-it në zyrat e veteranëve.
Muhamet Kuka që njihet me nofkën “Amerikani” është dëgjuar tek flet në gjuhën angleze para gazetarëve të cilëve u ka thënë se përsëri do të luftojë për Kosovën nëse është nevoja.
Konfirmohet: Hysni Gucati u arrestua dhe po dërgohet në HagëLexoni edhe:
“Ne UÇK’ja nuk kemi vrarë asnjëherë fëmijë serbë. Ne kemi luftuar regjimin e Millosheviqit dhe kriminelët. Unë jam gati të luftojë përsëri. Kjo është toka ime”, ka thënë ai.
Policia e EULEX-it, në mëngjesin e sotëm, ka bastisur zyrat Organizatës së Veteranëve të UÇK-së. Nuk dihet arsyeja, por Tribunali Special nga dje ka nisur arrestimet e para të pjesëtarëve të UÇK-së, që akuzohen për krime lufte. Nasim Haradinaj thotë se po e arrestojnë kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
(Ksova Sot Online)