Spiuni rus i akuzuar për vrasjen e Litvinenkos do të hetojë helmimin e Navalny

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 22:48
Spiuni rus i akuzuar për vrasjen e Litvinenkos do të hetojë helmimin e Navalny

Një spiun rus, i akuzuar për vrasjen e Alexander Litvinenko, do të ketë një rol kyç në hetimet për çështjen e helmimit të Alexein Navalnyt.

54-vjeçari Andrei Lugovoy, një zyrtar i lartë i sigurisë në Moskë dhe pjesë e komitetit anti-korrupsion, i cili është caktuar për të hetuar sulmin e fundit ndaj figurës kryesore që kundërshton Kremlinin.

Aleati i presidentit Vladimir Putin, i cili më herët kishte punuar për KGB është ende në kërkim nga autoritetet britanike për helmimin e Litvinenkos me polonium radioaktiv në vitin 2006, akuza të cilat kundërshtohen nga Rusia.

Kritiku Alexei Navalny vetëm një ditë më parë u largua nga spitali në Berlin ku qëndroi për disa javë pasi u helmua me Novichok, e njëjta substancë që u përdor dhe në sulmin e Salisburyt në 2018.

Politikani disident u ndje keq ndërsa udhëtonte me avion dhe më pas qëndroi për plot 18 ditë në koma.

Në fillim u dyshua se Navalny u helmua pasi piu një çaj në aeroport, por më pas gjurmë të agjentit nervor u gjetën në shishen e ujit në dhomën e hotelit ku ai kishte qëndruar.


(Kosova Sot Online)