54 raste të reja me koronavirus në vend

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 15:10
54 raste të reja me koronavirus në vend

Vendit për një ditë i janë shtuar edhe 54   raste të reja me koronavirus. Në total numri i të prekurve ka arritur në 15.574 raste të reja me Covid 19.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive.

E lajm i mirë na vije sot nga IKSHPK’ja edhe sa i përket numrit të personave të shëruar nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

(Kosova Soot Online)