Civilët goditen rëndë nga luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, pamje nga shkatërrimet

  • G.G /
  • 30 September 2020 - 12:42
Civilët goditen rëndë nga luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, pamje nga shkatërrimet

Dhjetëra persona janë raportuar të vrarë gjatë përleshjes së armatosur që filloi të dielën dhe që po vazhdon ende mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin Nagorno-Karabak.

Dy vendet që deri para tri dekadave ishin pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik e kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdorim të artilerisë së rëndë gjatë luftimeve, shkruan Free Europe.

Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe fuqitë e mëdha si Shtetet e Bashkuara, Rusia e Kina, u kanë bërë thirrje palëve të konfliktit që menjëherë t’i ndërpresin luftimet.

Nga bombardimet po pësojnë edhe civilët. Në një varg fotografish të publikuara nga Evropa e Lirë shihen dëmet e shkaktuara nga artierlia ushtarake që po përdoret për katër ditë me radhë.

Në fotografi shihen edhe njerëz të strehuar në bunkerë nga frika se shtëpitë e tyre do të jenë cak i sulmeve me raketa, topa dhe lloje të tjera të armatimit të rëndë.

(Kosova Sot Online)