Lexoni edhe:
Kosovarët e dhunshëm, për tetë muaj 38 raste të dhunimit
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga 1 tetori, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për patentë shofer ndërkombëtar.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.
Kosovarët e dhunshëm, për tetë muaj 38 raste të dhunimit Lexoni edhe:
“Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga nesër, më 01 tetor, do të fillojë aplikimin për Patentë- Shoferë Ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.
(Kosova Sot Online)